Sportet me dorë

Sivjet KV Drita nuk do të jetë kampione

Katër herë radhazi kanë qenë kampione të Kosovës në volejboll, por për sivjet për Kv Drita ka përfunduar gjithçka, ngase gjilanaset nuk ia kanë dalë që të sigurojnë pozitën e dytë që dërgon në finale. Aton ë ndeshjen vendimtare janë mposhtur nga KV Skenderaj me rezultat 2:3.

Drita pati mundësinë që t’a fitojë ndeshjen, ngase pati në fund një “match point”, i cili nga shërbimi përfundoi në rrjetë, problem ky që po del se u ka kushtuar gjilanaseve.

Drita në një ndeshje me plot luhatje, nuk e ka nisur mirë setin e parë, por disi u këndell dhe ia doli që të stabilizojë lojën dhe në fund të ngadhënjejë setin me rezultat 25:23.

Në setin e dytë vendaset patën një rënie të pashpjegueshme në lojë dhe në fund janë ndalë në kuotën e 16 pikëve, për t’u rikthyer sërish në setin e tretë të cilin e fituan me rezultat 25:22, kurse pas ngritjes së lojës sërish pësoi rënia dhe humbja e setit të katërt 18:25.

U desh që të luhet tajbreku në të cilin Drita hyri shumë keq dhe u duk se është dorëzuar e tëra, por shërbimet e mira të Adelajda Prengës e kthyen Dritën në lojë, bile e dërguan në epërsi që dukej se ishte e paarritshme për mysafiret. Vendaset e kënaqura me epërsinë e krijuar nisën dalëngadalë që të humbin epërsinë dhe mysafiret u dolën para 12:13. Një shpërthim i mirë i vendaseve dhe një shërbim shumë i mirë i Vlora Berishës sërish sollën Dritën në epërsi prej 14:13 dhe vetëm pritej që Drita sërish të jetë pjesë e finales, por shërbimi i radhës nga vendaset përfundoi në rrjetë, kurse mysafiret që shumë rrallë gabonin ditën këtë që ta shfrytëzojnë dhe ngadhënjyen me 14:16 për të prekur finalen e M-Technologie me të cilën do të përballen këtë të shtunë./kryelajmi.com/.

Në fund Drita – Skenderaj 2:3 (25:23, 16:25, 25:22, 18:25, 14:16)

You Might Also Like