OPINION

Sot me 8 Qershor 2020 e ka ditëlindjen personazhi i Migjenit Zeneli dhe Luli i Vocër!

Shkruan: Ismet Sylejmani

Po të ishte në jetë, Ai sot do të ishte 95 vjeçar!

Nuk ka personazh shqiptar i të gjithë shkrimtarëve të letersisë shqipe që është më i njohur për të gjithë lexuesit dhe me i madherishëm se sa i famshmi Luli i Vocer dhe Zeneli!

Nuk ka shqiptar që ka qenë i ditur e i mesuar, që ka ditur shkrim dhe lexim, që nga koha kur Migjeni i madh i shkroi popullit shqiptar dhe njerezimit për Lulin e Vocër dhe Zenelin, e të mos ketë lexuar e dëgjuar për personazhet e mëdha, ato që shkuan në çdo kasolle shqiptare, e shtëpi me shtëpi, nëpër çdo shkollë shqipe brenda e jashtë kufinjeve të Shqipërisë.

Të gjithë ata që i kanë lexuar shkrimtarët e mëdhenjë botërorë, janë mësuar, ashtu sikur ata autorë edhe personazhet e tyre te mos jenë shqiptare dhe as nga hapsirat dhe realitetet e vendit tonë!

Por Migjeni i madh me një “grusht”shkrime, pra me një trashegimi jo kuantitative që e la trashegim, dy personazhe te tija, u benë të famshme e që tejkaluan kufinjtë e Atdheut të Migjenit!

Shkodrani legjendar Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni, u bë shkrimtari i madh, që Kombi ynë e ka të rrallë dhe të denjë për ta vënë në ballë te letrave shqipe!

Personazhet e Migjenit sipas te gjitha gjasave edhe per kohen kur u shkruan por edhe me vonë nëpër histori ishin dhe mbeten të mëdha, të dashura dhe te patejkaluara, sepse ato mbeten jo vetëm të vetme e origjinale dhe nuk kishte kopje as te zbehta madje, por edhe ishin personazhe progresive dhe mobilizuese, te cilat u vunë në shërbim të çështjes shqiptare e të njerezimit!

Shqipëria nuk mund te thuhet se është i vetmi vend, ku është Atdheu, edhe i autorit, edhe i personazhit me emer real Zeneli dhe i personazhit me emer të vënë nga shkrimtari sikur është Luli i Vocer, por ndër të veçantit patjetër!

Pra rrallë ndodhë nëpër histori qe edhe autori, edhe personazhi te jenë njerez real sikur eshtë rasti me Migjenin dhe personazhet e tij Zenelin dhe Lulin e Vocër!

Në fillim ishte Migjeni ai që me talentin e tij, me jeten dhe me vepren, e në fund edhe me vdekjen e tij i bëri të mëdha e të famsheme edhe Zenelin edhe Lulin e Vocër!

Pastaj Zeneli dhe Luli i Vocër ishin ata qe me angazhimin e Tyre te madh e te pranishëm ne jeten e perditshme e në udheheqje te strukturave të larta te shetit shqiptarte dalur nga Lufta e Dytë Botërore, e ngriten ne piedestal veten e tyre dhe shkrimtarin e madh Migjenin!

Dhe ne fund si qershia mbi tortë erdhi i treti i verteti!
Bedri Zenel Islami, vazhdimesia origjinale e Zenel Islamit dhe Lulit të Vocër të Migjenit, shqiptari i pashembullt, veprimtari i madh i Atdhut, udhëheqësi i shquar e dalezotësi besnik i luftës për liri e çlrim të Kosovës nga Serbia, i cili ne momente te rendësishme e dramatike, doli ne ballë te udhëheqjes se LPK-së, dhe ju priu shqiptarëve te Kosvës ne kohen e luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-UÇK!

Bedri Zenel Islami, shok, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë i Komandantit te lavdishëm, Gjeneralit legjendarë, Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci dhe shok, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë i Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, e i shumë të tjerëve të rënë e të gjllë!

Zeneli bashk me Lulin e Vocër, dhe autorin e madh te tyre qe i beri perzonazhe epike te letersisë shqipe Migjenin, por edhe me Bedri Zenel Islamin udhëheqesin e shquar të LPK-së dhe shkrimtarin e madh, do te mbeten te perfaqsuara si askush nga personazhet, autoret dhe bijtë e tyre dhe lexuesit e apasionuar!

Zeneli dhe Luli i Vocër qe janë një, Migjeni dhe Bedri Zenel Islami, janë treshja e madhe qe shkelqejnë dhe ndriqojnë qiellin dhe tokën shqiptare, si asnjë rast tjeter, jo vetem nder shqiptar por edhe me gjerë!

ZENEL ISLAMI, EDHE REAL, EDHE PERSONAZH LULI I VOCËR, EDHE UDHËHEQËS, EDHE BABAI I UDHËHEQËSIT BEDRI ISLAMI

Zenel Islami, personalitet i madh, figurë historike!

Luli i Vocer do të mbetet personazhi me i dashur e me i dhimbshëm, më popullor dhe aktual qe kur e ka nisur jetën e tij nga mendja dhe pena e mprehtë e Migjenit te madh e te pavdekshëm!

Prishtinë, 8 Qershor 2020!

You Might Also Like