Futboll

Stadiumi do të ndërtohet, kampionati nuk do të pengohet

Stadiumi i Qytetit në Gjilan do të bëhet stadium i kategorisë së katërt, që nënkupton se do t’i ketë standardet e UEFA-s dhe të FIFA-s, praktikisht është stadium për gara ndërkombëtare për të gjitha grupmoshat dhe të gjitha kategorive të garave.

Në bërjen e një stadiumi të tillë, tashti janë planifikuar 3.2 milionë euro, kurse i tërë projekti do të kushtojë 6 milionë euro.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka premtuar se në ndërtimin e stadiumit do të punohet me faza dhe pa u penguar zhvillimi i kampionatit.

Të gjithë ata që me dyshime e shohin këtë projekt, Haziri i ka quajtur difitistë dhe hezitues.

“Më datën 2 gusht pritet hapja e kutisë së madhe të ofertave që kanë shprehur interesim për stadium. Ndërtimi i stadiumit të qytetit nuk duhet të shikohet me dyshim. Ndërtimi nuk e pengon në asnjë mënyrë zhvillimin e kampionatit të dy klubet që janë krenari e qytetit në Superligë. Stadium ynë është i kategorisë së katërt me standardet e UEFA-s dhe të FIFA-s, praktikisht është stadium për gara ndërkombëtare për të gjitha grupmoshat dhe të gjitha kategorive të garave”, ka thënë Haziri.

You Might Also Like