Pas humbjes nga Gjilani dhe eliminimi nga Kup e Kosovës, Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit i ka gjetur të meta fitores së Gjilanit, por pa folur për të metat e ekipit të tij që u eliminua.
“Mendoj se vetëm lojë nuk ka pasur, nuk ka pasur futboll. Gjyqtari Gramosi nuk la të luhet futboll. Në pjesën e parë u luajtën 15-të minuta ndërsa në pjesën e dytë 20 minuta. Ka pasur vonesa dhe gjyqtari nuk dha as kartonë për vonesa, Mevlan Zekës nuk ia dha kartonin e dytë të verdhë. Është jo normale kjo që ndodhi. Ne bëmë maksimumin, pranuam gol të panevojshëm. Gjilani nuk e meritoi fitoren, nuk e meritoi finalen. Mendoj se gjykimi ka qenë katastrofal. Goli ishte prekje me dorë klasike. Mendojmë për kampionat, të dalim në pozitën e tretë, të arrijmë objektivin, daljen në Evropë”, ka thënë Tahir Batatina, ekipi i të cilit tashti mund të dalë në Evropë nëse e zë vendin e tretë.