Pos angazhimeve të reja që po i bënë në këtë verë, Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani ia ka dalë që në radhët e veta të ruaj edhe futbollistët më të shquar. Kështu pjesë e klubit bardh e kaltër mbeten edhe dy futbollistë, Taulant Haliti dhe Viktor Kuka. Që të dy, Haliti dhe Kuka, kanë qenë pjesë e Dritës edhe në kampionatin e kaluar, kur ekipi gjilanas ia doli që të ruaj statusin e anëtarit të Superligës së Kosovës në futboll, pasi që kishte ngadhënjyer në ndeshjen e barazhit ndaj Dukagjinit të Klinës.
Në kampionatin që është në prag, në bazë të angazhimeve në ekip, Drita do të ketë synime të tjera.