Futboll

Te fanellat e Dritës mungon numri që e kanë bartur futbollistët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti

Emra të mëdhenj të futbollit në botë kanë mbajtur në shpinë numrin 10, si Pele, Maradona, Platini, Ziko, Zidane, Ronaldinjo, Berkamp, Toti, Mesi, Ozil e të tjerë, por këtë numër, këtë stinor askush nuk e mbanë te FC Drita nga Gjilani.

Klubi bardh e kaltër, i cili sivjet me plot sukses u paraqit në Europa Conference League, ka publikuar të gjitha fanellat me numrat që do t’i bartin lojtarët e saj, por çuditërisht nga njëmbëdhjetëshja e dikurshme e përbërjes startuese mungon lojtari me numrin dhjetë, numër ky që bashkë me atë të qendërsulmuesit (9) ka qenë më i dashuri për lojtarët. Aty mungon edhe numri 12, që më herët i dedikohej portierit të parë rezervë, por kësaj radhe ai numër sikur i është lënë shikueseve, të cilët konsiderohen lojtari i dymbëdhjetë.

Tashti, në futboll gjërat kanë ndryshuar dhe lojtari ka të drejtë të zgjedhë, cilindo numër njëshifror dhe dyshifror deri në 99, kurse te Drita nuk kanë shkuar aq larg, por kanë zgjedhur që numri më i madh t’i përket lojtarit të ri Dionit Isufi, që mbanë numrin 47.

Mbase numri dhjetë edhe mund të plotësohet, ngase nuk përjashtohet që në të ardhmen FC Drita të sjellë një lojtar të madh, për të cilin mbase edhe ka rezervuar këtë numër. /kryelajmi.com/.

Ja numrat që do t’i bartin futbollistët e Dritës në fanellat e tyre:

You Might Also Like