Kamenicë

Të ruhet miqësia me SHBA-të

Banorët e brezit kufitar kanë kërkuar që në këto kohë të vështira të ruhet miqësia me SHBA-të. Siç ka theksuar Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme, banorët e kësaj ane ia dinë për nderë SHBA-ve e NATO-s për tërë atë që kanë bërë për këtë pjesë të territorit të Kosovës dhe Kosovën në përgjithësi, andaj siç ka shtuar ai, udhëheqja kosovare duhet të jetë e kujdesshme për vendimet që i merr dhe raportin me partnerët ndërkombëtarë.

Lenjani shton se pavarësia e Kosovës është arritur me shumë mund, e sakrificë, falë luftës çlirimtare dhe përkrahjes së gjerë nga popullata, andaj banorët e Kosovës e me këtë edhe ata të brezit kufitar e meritojnë lirinë e plotë, andaj udhëheqja e jonë në këto kohë të vështira, në partneritet të plotë me faktorin ndërkombëtar duhet të gjejnë zgjidhjen me të mirë, pa harruar në asnjë çast kontributin dhe angazhimin për Kosovën që kanë dhënë SHBA-të dhe NATO.

You Might Also Like