Gjilan

Trajnerit Bekim Isufi i futen hajnat në dhomën e hotelit në 4 të mëngjesit

Trajneri kosovar, Bekim Isufi ka përjetuar një situatë të pakëndshme në Dhërmi, ku ka shkuar me familje për pushime.

Atij i janë futur hajnat në dhomën e hotelit në ora 4:00 të mëngjesit, duke ia tmerruar kështu familjen.

Isufu ka kërkuar kujdes nga ata që vendosin t’i kalojnë pushimet në jug të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

KUJDES!

Dhermia nuk eshte vend ku duhet te ndiheni te sigurte andaj sigurohuni ti keni mbyllur dritaret e Hotelit/Villes apo Apartment ku ju jeni apo keni vendosur te qendroni.

Une dhe familja ime perjetuam tmerrin me hajnat ne dhome ne oren 4:00 te mengjesit.

Me gjithe deshiren e madhe per ti kaluar pushimet ne Jug, pas traumes se perjetuar per nje periudhe shume te gjate kjo nuk do te jete me opcion.

You Might Also Like