Trashëgimi

Trajnohen nxënësit dhe të rinjtë për Trashëgiminë Kulturore në Komunën e Kamenicës

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ”Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka përfunduar ciklin e trajnimeve të nxënësve dhe të rinjtë lidhur me edukimin për Trashëgiminë Kulturore dhe Historike të Komunës së Kamenicës.

Qëllim kryesor i trajnimeve për nxënës dhe të rinjve ishte marrja e njohurive për Diverzitetin Kulturor të Trashëgimisë në Komunën e Kamenicës, vendet e objekteve Kulturore Historike të Komunës, edukimi i nxënësve mbi rendësin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore si dhe për rendësin e mbrojtjes dhe promovimit të Trashëgimisë Kulturore .

Trajnimet me nxënës u mbajtën në këto shkolla: SHFMU ”Xhavit Ahmeti” Hodonoc, Sholla Teknike “Andrea Durrsaku”Kamenicë, SHFMU “Rexhep Mala ” Topanicë , SHFMU “ Xhelal Sopi ”në Petrit si dhe me të rinjtë e Qendrës Rinore në Kamenicë.

Projekti ” Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

You Might Also Like