Gjilan

Tregu i Gjelbër, Tregu i Kafshëve, Tregu i Rërës, Tregu i Plaçkave dhe Tregu i Veturave inaugurohen në fund të këtij viti

 

 

Gjilan, 23 gusht 2021 – Me qëllim të përmbushjes se kërkesave të tregtarëve për operim sa më të mirë, Komuna e Gjilanit, me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri, është në përmbyllje të projekteve të Tregut të Gjelbër, Tregut të Kafshëve, Tregut të Plaçkave, Tregut të Rërës e Tregut të Veturave.

 

Të gjitha këto projekte, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se do të përfundojnë deri në fund të vitit 2021 dhe kostoja totale e tyre është afro 2 milionë euro.

 

Haziri ka bërë të ditur se arsyeja e vonesës së përfundimit të Tregut të Gjelbër është për shkak se është nevojitur kohë që të bëhet harmonizimi i projektit në përputhje me kërkesat e tregtarëve, por që në vonesë ka ndikuar edhe pandemia COVID-19, për shkak të masave kundër përhapjes së virusit.

 

Ndërkohë, Komuna e Gjilanit ka realizuar gjashtë tregje mobile në lagjet, Arbëria, Dardania, Iliria, afër kishës ortodokse, te Bunari i Përlepnicës dhe në Kmetoc, duke u ofruar mundësi bujqve e prodhuesve të vegjël të Gjilanit që t’i shesin produktet e tyre në vendbanimet me numër më të madh të banorëve.

 

Ndryshe, në vitin 2017 është themeluar ndërmarrja publike lokale “Tregu”, e cila i menaxhon të gjitha llojet e tregjeve.

 

You Might Also Like