Gjilanit i ka kushtuar shumë luajtja jashtë fushës së vetë dhe pa praninë e publikut, ngase në ballafaqim me Trepçën ’89, të luajtur në Drenas ka pësuar me rezultat 0:2.
Në pjesën e parë, që kryesisht është zhvilluar me matja të forcave, Trepça ka patur më shumë raste, ndërkohë që Gjilani po priste rastin për të kundërsulmuar. Pjesa e parë është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.
Në pjesëlojën e dytë Gjilani ka qenë më kërkues për të shënuar dhe pati disa gjysmëraste. Në njërin prej tyre gjilanasit po kërkonin penalti pas lojës me dorë të një mbrojtësi të Trepçës ’89, ndërkohë që është organizuar një kundërsulm dhe është harkuar nga e majta, kurse në brendi Manaj mbeti I lirë dhe me gjuajtje të saktë ka shënuar për 0:1. Krejt kjo ndodhi në minutën 60. U duk se Gjilani do të këndellet , por pesë minuta më pas erdhi goli i dytë i mysafirëve nëpërmjet Hotit që nga largësia ka gjuajtur saktë për 0:2.
Gjilani ka patur rast të mirë të forcohet në kreun e tabelës, por ngjarje të pazakonshme e kanë përcjellë këtë klub, kur pas ndeshjes së fituar ndaj Llapit, në mënyrë të pakuptimtë është sulmuar gjyqtari dhe fusha I është dënuar për dy lojë jashtë Gjilanit dhe pa praninë e publikut.