Në nderim të ish- boksierit dhe dëshmorit Agim Rashiti, në Gjilan do të mbahet turne boksi. Ky talent i madh i boksit u vra para 28 viteve, pikërisht me 28 mars të vitit 1989, në oborrin e Spitalit Regjional të Gjilanit.
Në shënimin e 28 vjetorit të rënies së dëshmorit Agim Rashiti, njëherit edhe nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe klubit te boksit Drita, me 13 Maj në Palestrën sportive “Bashkim Selishta-Petriti” duke filluar në ora 17:00, do të jetë arenë e boksit ndërkombëtar.
“Jemi të lumtur që për nder të dëshmorit dhe kolegut tonë Agim Rashiti, do të organizohet një turne i fort i boksit me boksier cilësor, do të kenë rast dashamirët e boksit ti percjellin boksierët më të mirë Kosovar dhe të disa shteteve evropiane, këtë mundësi na ka bërë të mundur kryetari i komunes se Gjilanit, Lutfi Hazari”, ka bër të ditur kryetari i këshillit organizativ, Nazim Halili.
Siç parashihet në këtë turne memorial të boksit do të marrin pjesë boksierët nga Shqipëria, Çekia, Mali i Zi, Maqedonia, Sanxhaku dhe Kosova.
Organizatorët e këtij turneu memorial të boksit “Agim Rashiti”, kanë paraparë për më të mirët kupa dhe mirënjohje.