Te nderuar qytetare te Gjilanit dhe opinion i gjere,
Dje, ne Universitetin Publik te Gjilanit, eshte organizu ceremonia e shenimit te dhjete vjetorit te themelimit te universitetit. Por, ne kete ceremoni per shenimin e dekades se pare te universitetit, ne fakt te pranishmeve nga organizatori ju prezantuan te arriturat e personifikuara nen patronatin e nje ekipi te vogel per gati 8 vite (pra 8 vjetori), por, nuk eshte permendur asnje fjale per keshillin dhe ekipin themelues te universitetit, te cilet me shume angazhim dhe perkushtim e kane bere themelimin e çdo organi te universitetit dhe kater fakulteteve perkatese (edukim, juridik, ekonomik, shkenca kompjuterike), kane shpalle konkurse akademike dhe administrative duke i permbyll suksesshem secilin prej tyre, kane akreditu programet e para studimore dhe shume procese te tjera, dhe veçanerisht kane organizuar zgjedhjet e para ne universitet per studentet dhe zgjedhjet e pergjithshme ne universitet (2015), kane draftu çdo akt normativ, per periudhen: 28/01/2013 – 30/09/2015.
Si ka mundesi te heshtet gjithe ky angazhim per kete periudhe? Kend po e pengon kjo?
Ekipi themelues dhe menaxhues, per periudhen 28/01/2013 – 14/01/2015, qe vendosi themelet dhe konsolidoi Universitetin Publik te Gjilanit ne te gjitha aspektet kishte kete perberje, si ne vijim:
Rektorati:
Dekanet e fakulteteve:
Shpresë Qamili – Fakulteti Edukimit
Flamur Hyseni – Fakulteti Juridik
Arben Sahiti – Fakulteti Ekonomik
Xhevdet Thaqi – Fakulteti i Shkencave Kompjuterike (2014)
Vaxhid Sadriu – Sekretar i Pergjithshem i Universitetit
Si ka mundesi te heshtet dhe te mos thuhet asnje fjale per kontributin e ish Kryetarit te Komunes se Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili eshte me meritori qe sot eshte Universiteti Publik i Gjilanit.
Si ka mundesi te heshtet dhe te mos thuhet asnje fjale e vetme per kontributin e Universitetit te Prishtines, i cili me te gjitha aspektet e mundesoi themelimin e Universitetit Publik te Gjilanit.
Si ka mundesi te heshtet dhe te mos thuhet asnje fjale per Kuvendin e Republikes se Kosoves (per ishte edhe opozita) dhe Qeverine e asaj kohe qe morren vendim per themelimin e Universitetit Publik te Gjilanit.
Si ka mundesi te heshtet kontributi dhe angazhimi i mediave/gazetareve te Gjilanit, te cilet raportuan me shume vullnet dhe perkushtim, dhe ndihmuan themelimin e Universitetit Publik te Gjilanit, pa u kursyer aspak. Gazetaret qe e bene kete, per periudhen: 28/01/2013 – 30/09/2015, jane si ne vijim:
Musa Sabedini – Rajonipress
Asdren Agushi – Radio Energji
Xhevat Xh Latifi – XLpress.tv
Xhavit Salihu (Salihu Arbresh) – Radio Star
Vasilika Bunaj – TV Vali
Ilmi Musliu – Kosova Sot
Muhamet Halili – 2lonline
Leonora Dalipi – RTV21
Xhevat Sopi – RTK – Radio Kosova
Enver Sadiku – Zeri
Se si eshte themelu dhe konsolidua Universiteti Publik i Gjilanit, per periudhen: 28/01/2013 – 30/09/2015, ka shume deshmitare, fakte, dokumentacion, foto, video dhe raportime mediale.
Si ka mundesi te shperndahen me aq dore te lire ato mirenjohje (per 8 vite, 2015 – 2023) te (pa) merituara per persona pa kontribute, te cilet jane punesu ne Univeristetin Publik te Gjilanit, pra jane punesu fal mundit, angazhimit dhe perkushtimit te te gjithe te lartpermendureve?!
Prandaj, si qytetar i Gjilanit dhe njeri prej deshmitareve te secilit proces ne çdo faze te themelimit dhe konsolidimit, prej dites se pare e deri me 26/04/2016, shpreh shqetesimin tim, per heshtjen e kesaj periudhe me te rendesishme nga organizatori dhe vartesit e tij, se si kane mund ta bejne kete.
Dr. Flamur Hyseni