Futboll

U vu gurthemeli i stadiumit ndihmës në Gjilan

Në qytetin e Gjilanit sot edhe vendosur gurthemeli i Stadiumit Ndihmëse në lagjen “Arbëria”.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët sikurse edhe ministrja e Kulturës, Rinise dhe Sportit, Vlora Dumoshi, shkruan Gazeta Sheshi.

Në Gjilan aktualisht gjendet një fushë ndihmëse e cila shfrytëzohet nga skuadrat e këtij qyteti.

Kurse, në stadiumin e qytetit aty ku punimet kanë nisur ndër vite, ato po vazhdojnë me intensitet mjaftë të ultë.

Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë nga vendi i ngjarjes: /Gazeta Sheshi/

   

You Might Also Like