Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit e kishte propozuar para një jave dhe kërkesa e tij u realizua këtë të shtunë. Në qendër të Gjilanit u zbulua pllaka përkujtimore për “Masakrën e Gjilanit 1944 – 1945” në tetëdhjetëvjetorin e saj, në shenjë kujtimi për rreth 8 mijë të vrarë.
Pllakën e kanë zbuluar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, Hydajet Hyseni dhe Ismajl Kurteshi.