Futboll

UEFA tregon arsyet e dënimit të Mirlind Dakut

UEFA e ka denuar zyrtarisht Mirlind Dakun me dy ndeshje larg Kombëtares së Shqipërisë, vendim i cili i pa mundëson sulmuesit gjilanas të paraqitet në ndeshjen ndaj Spanjës dhe në rast se Shqipëria arrinë në fazën me eliminimin direkt.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka treguar në detaje pse është suspenduar sulmuesi i Shqipërisë.

“Suspendim për futbollistin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Mirlind Dakun, me totalin e dy ndeshjeve të organizuara nga UEFA, për të cilat ai kishte të drejtë të luante, për dështimin e zbatimit të parimeve të përgjithshme të sjelljes, për shkeljen e rregullave të sjelljes, për përdorimin e ngjarjes sportive për manifestimin e natyrës jo sportive si dhe për imazhin jo të mirë të futbollit”, shkruan në vendimin e UEFA-s.

You Might Also Like