Garat në pingpong u organizuan në të dyja konkurrencat, ku morën pjesë më tepër se 25 nxënës dhe trajnerët e tyre.
Garat ishin ekipore ku secili ekip luajti kundër secilit ekip, në të dyja konkurrencat edhe te meshkujt edhe te femrat.
Në finale, në konkurrencën e femrave u takuan, ekipi i Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” dhe ekipi i konviktit, ku ekipi i Gjimnazit ngadhënjeu me rezultat 3 me 1. Ekipi fitues që udhëhiqej nga mësimdhënësi Blerim Shala, përbëhej prej lojtareve: Lena Osmani, Liza Shabani, Eldë Salihu dhe Imrane Berisha .
Në konkurrencën e meshkujve në finale u takuan ekipi i Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” dhe ekipi i Konviktit, ku Gjimnazi ngadhënjeu me rezultat 4 me 0. Ekipi fitues që udhëhiqej nga mësimdhënësi Reshat Syla, ishte në përbërja: Dion Bejtullahu, Gerti Bajrami, Andi Zymberi dhe Aurel Haziri.
Vendin e tretë, në këtë konkurrencë, e zuri Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”
Përndryshe, organizatori ka paraparë shpërblime për fituesit. Vendi i parë shpërblehet me 80 euro, vendi i dytë me 50 euro dhe vendi i tretë me 20 euro.
Ndeshjet u zhvilluan në sallën e sporteve të Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”.