Gjilan

Valdete Dushica – Bajrami nuk është më pjesë e Nisma Socialdemokrate

Valdete Dushica – Bajrami, ish- deputete dhe ish zëvendësministre në Qeverinë e Kosovës nga subjekti politik Nisma, nuk do të jetë më pjesë e këtij subjekti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Valdete Dushica – Bajrami në faqen e saj në facebook, ku ka shkruar e të cilin po e botojmë të plotë:

Në mars të 2014 e fillova rrugëtimin tim politikë në Nismë dhe jam krenare për këto 7 vite punë si në kuvend, qeveri dhe në parti me një angzhim të palodhshëm, përkushtim dhe mbi të gjitha sakrificë, kalum periudha të rënda por edhe të sukseshme. Po ashtu, fal Nismës kam njohur shumë djem e vajza, burra e gra punëtor e të gatshëm të kontribojnë për zgjerimin e frymës socialdemokrate e që në rrethana tjera nuk do ta kisha pasur mundësin t’i njoh kurr.

Falemnderit secilës e secilit për angazhimin dhe përkrahjen tuaj. Gjithashtu, dua të falenderoj Kryetarin Limaj që për këto 7 vite jo që ka qenë Kryetar i Partisë por edhe një mentor për mua në politikë.

Unë më nuk do të jem pjesë e Nismës.

Nismës e Kryetarit Limaj i uroj suksese në rrugëtimin politikë dhe gjithë aktivisteve e aktivistëve falemnderit për përkrahje e shumë suksese tutje.

 

Kryelajmi.com

 

You Might Also Like