Gjilan

Vazhdon mbështetja e bizneseve gjilanase në përballimin e situatës kundër Covid19

Gjilan, 24 mars 2020 – Po vazhdon mbështetja e madhe e bizneseve gjilanase ndaj instituconeve komunale, në përballimin e situatës kundër virusit Covid-19.

Gjatë ditës, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pranuar donacion nga Artan Sermaxhaj përkatësisht “Lanikas Group SH.P.K”, prej 480 sapunë higjienik, të cilët do të shërbejnë për rritjen dhe sigurimin e higjienës.

“E falënderoj përzemërsisht Artanin dhe të gjitha kompanitë për mbështetjen e madhe në funksion të sigurimit të higjienës, e cila është ndër faktorët kryesor për luftimin e pandemisë Covid-19. Zoti ua shtoftë begatinë familjare e biznesore”, ka deklaruar nënkryetari Arbër Ismajli.

You Might Also Like