Gjilan

Vetura nga më të rejat u prezantuan në Vera 2017 – Auto Show Gjilan

Afro  300 vetura të llojeve më të reja janë prezantuar këtë të diele në Gjilan, në kuadër të  Vera 2017 të organizuar nga “Auto Show Gjilan”.

Granit Zylfiu, organizator, ka theksuar se veturat janë nisur nga “Vali Ranch”, kurse Policia e Kosovës ka mbajtur rendin, kurse në ekspozimin e veturave ka pasur pjesëmarrës nga Maqedonia, nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe nga e tërë Kosova. Zylfiu thotë se ka pasur 250 deri në 300 vetura që janë ekspozuar, derisa mijëra qytetarë i kanë parë ato nga afër. Ai thotë se ka pasur vetura të kategorisë së rëndë, “Super Car”, “Old timer”, “Young timer” dhe vetura të modifikuara, kurse organizatori ka shpallë tetë fitues. Në mesin e tyre, fitues është shpall një BMË E30 e Danit nga Maqedonia, Vetura më e shtrenjtë e Skënder Shkodrës Lamburgjini Aventador, Vetura e eventit vetura e Xhevdet Lecit me Audi S-2, Muzika më e mirë e Opel Kalibra  dhe Vetura me ushtimën më të madhe Andisi nga Gjilani me veturën BMË E-30. Është shpall edhe vetura më e vjetër “Old timer” e Arsim Tahiri me Ford 500 e vitit 1967, kurse në fund është bërë një shoë shumë i mirë dhe organizuar të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar se kjo ngjarje do të jetë tradicionale dhe se do të organizohet edhe vitin e ardhshëm.

You Might Also Like