Futboll

Vllaznia me gjah të plotë në Deçan

Vllaznia e Pozharanit nuk është e fortë vetëm si vendase, por ajo ka shënuar fitoren e parë jashtë fushës së vet. Pozharanasit, që drejtohen nga kryetrajneri Sallah Sherifi janë kthyer me gjah të plotë nga Decani, fitore kjo që u ka mundësuar të ngjiten lart në tabelë, me synimin që të mbesin aty deri në fund të kampionatit.

Lirim Ferati dhe Mensur Livoreka i kanë dhuruar fitoren ekipit të Vllaznisë, derisa Deçani nuk mundi të shënojë më shumë se një herë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1:2.

Tashti, Vllaznia që gjendet mes pozitës që drejtpërdrejtë qon në Superligë dhe asaj që qon në barazh, në ndeshjen e radhës në shtëpi e pret Ramiz Sadikun, me shpresën që edhe në atë ndeshje do të vazhdojë me serinë e fitoreve.

You Might Also Like