Vizitë në shkollë, nga një Volejbolliste, e kalibrit ndërkontinental
Sot, nxënësit e shkollës sonë, patën rastin të dëgjojnë këshilla nga Volejbollistja profesioniste, Venera Kadriu.
Karriera e saj e bujshme si, ish lojëtare e Klubit të Volejbollit “Drita”, pastaj pjesë e Kombëtares së Kosovës në Volejboll, pastaj si lojëtare profesioniste (për 5 vite rradhazi) në SHBA, e së fundmi edhe si lojëtare e Klubit të Volejbollit “Volley Luzern NLB” – në Luzern të Zvicrës,
Venera Kadriu mbajti këshilla profesionale për tre orë rresht me nxënësit e shkollës, e mbi të gjitha, u tregoj për rrugën e gjatë, drejt suksesit.

“Si shkollë, e falënderojmë shumë Venerën, për këshillat dhe kohën e saj, që ndau për Ne, sepse vizitat e këtilla vërtetë, sjellin freski dhe motiv tek nxënësit”, ka theksuar drejtori i SHFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë,
Gjithashtu, falënderojmë edhe arsimtarin e lëndës së Edukatës Fizike, Gyltekin Selimi, i cili u kujdes dhe organizoi këtë takim/vizitë.