Gjilan

VV: KOMUNA E GJILANIT NË FUND TË TABELËS EDHE PËR TRANSPARENCË DHE LLOGARIDHËNIE


Raporti i KDI-së për përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale për vitin 2019, Komunën e Gjilanit e ka ranguar në fund të tabelës, dhe kur qytetarët kanë pritur reflektim të Komunës për vitin vijues, në vitin 2020 Komuna e Gjilanit rangohet edhe më poshtë se viti paraprak (pësoi rënie prej 3% të indikatorëve vlerësues).
Ndër të tjera, në Raportin e KDI-së thuhet:“Nga katërdhjetë e tetë (48) indikatorët vlerësues, gjatë vitit 2020 komuna e Gjilanit në plotë tetë (8) indikatorë është vlerësuar me zero (0) pikë, duke mos arritur as përmbushjen minimale të vlerësimit në këta indikatorë. Mos publikimi i materialeve përcjellëse për pikat e rendit të ditës, mos organizimi i dëgjimeve me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) nga kuvendi i komunës, mos organizimi i dëgjimeve me qytetarë për draft buxhetin e komunës nga kuvendi i komunës, mos publikimi i Planit të punës së kryetarit të komunës, mos publikimi i vendimeve të kryetarit të komunës në ueb faqen e komunës, mos ofrimi i të dhënave në formatin “Open Data”, mos organizimi i dëgjimeve buxhetore nga ekzekutivi i komunës, mos publikimi i procesverbaleve nga dëgjimet buxhetore si dhe mos publikimi i buxhetit të komunës për vitin 2020 në ueb faqen e komunës, janë indikatorët që janë vlerësuar me zero (0) pikë gjatë vitit 2020.Shtatë (7) nga dyzet e tetë (48) indikatorë vlerësues, komuna e Gjilanit është vlerësuar si pjesërisht transparente. Mos thirrja në raportim e kryetarit të komunës në baza të rregullta nga kuvendit i komunës, mos diskutimi i shpenzimeve tre mujore financiare në baza të rregullta kohore sipas obligimeve ligjore, mos publikimi i të gjitha dokumenteve në gjuhët zyrtare, mos ofrimi i informatave të mjaftueshme për çështjet që ndërlidhen me integrime ne Be dhe ndikimi i këtyre proceseve në komunë, mos ofrimi i informatave nga të gjitha mekanizmat institucional në ofrimin e listës së shërbimeve që ofrohen si dhe procedurat e marrjes së shërbimeve të tilla, mos ofrimi i plotë i ueb faqes zyrtare në gjuhët zyrtare, mos organizimi i takimeve publike sipas legjislacionit, janë indikatorët që janë vlerësuar më transparencë të pjesërisht gjatë vitit 2020.”
Për qeverisje të mirë e demokratike duhet medeomos të kemi transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve publike ndaj qytetarëve. Në këtë mënyrë përveç rritjes së besimit në institucione, kemi edhe pjesëmarrje të drejtpërdrejt të qytetarëve në vendimmarrje.

You Might Also Like