Vazhdon të komentohet dueli KEK-u – Drita që i takoi mysafirëve 2:1.
Tani janë futbollistët gjilanas që janë ankuar me ambientet brenda stadiumit ‘Agron Rama’.
Futbollistë të Dritës i kanë shkruar Gazetasheshi.com për zhveshtoret që më së paku i ngjajnë atyre.
“Mure të copëtuara që vetëm pritej të shkëputeshin mbi kokat tona. Hapësirë që garanton qëndrimin për vetëm 8-9 persona. Aromë tejet e rëndë e cila të ngulfatë, madje gjetëm edhe copa të bukës që mesa duket kishin mbetur nga ushqimi i ndonjë qeni që është mbajtur aty. Mos të flasim për banjot dhe kushtet tjera aty. Nuk e fajësojmë skuadeën e KEK-ut, por duhet që të ndërrmeret diçka para se të shpërndahet ndonjë epidemi apo dikush të pësojë nga copat e murit”, thonë disa futbollistë të Dritës në kushte anonimiteti.
“Para se dikush nga UEFA e FIFA të na inspektoj, ju lutem reagoni”, përfundon mesazhi.