Gjilan

Zjarrfikësit e Gjilanit shuajnë zjarrin fushor në Pogragjë, i cili ishte përhapur në hapësirë prej 20 hektarësh  

 

Gjilan, 6 gusht 2021- Zjarrfikësit e Gjilanit kanë shuar zjarrin fushor në fshatin Pogragjë, I cili ishte përhapur në hapësirë prej 20 hektarësh.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka përgëzuar zjarrfikësit angazhimin e jashtëzakonshëm, të cilët, përkundër numri të pamjaftueshëm, po e bëjnë maksimumin në shuarjen e zjarreve.

Haziri, me këtë rast, ka kërkuar nga niveli qendror që të zgjidhet problemi i zjarrfikësve vullnetarë.

“Apeloj te të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore dhe zjarre të tjera që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për qytetarët dhe ekonomitë familjare. Prona private dhe ajo shtetërore duhet të mbrohet. Inicimi i zjarreve është i sanksionuar dhe organet e drejtësisë dhe me kompetencën ligjore veprojnë ndaj të gjithë atyre që janë shkaktues të zjarrit. Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është i vazhdueshëm dhe ata janë në terren për të identifikuar çdo përhapje të zjarrit dhe shkaktarët. Ju lutem të jeni të kujdesshëm, që të mos bëni veprime të cilat mund ta rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve, sepse zjarret përpos shkatërrimit dhe dëmtimit material që bëjnë, ato janë edhe rrezik për jetë”, ka thënë kryetari Haziri.

Përndryshe, numrat pa pagesë, 193 dhe 112, janë të hapur 24 orë dhe luten të gjithë që për çdo zjarr të kontaktoni emergjencat që të veprohet me kohë.

 

You Might Also Like