Futboll

Zyrtare: Tri lojtare gjilanase në prova në Francë

Tri lojtare të Klubit të Futbollit të Femrave Intelektualet do të provohen në Francë. Marrëveshja e arritur në pranverë në mes zyrtarëve francezë dhe udhëheqjes së KFF Intelektualet do të zbatohet në gusht. Këtë të marte, lojtaret Kaltrina Biqkaj, Marigona Hajdari dhe Bahtije Miftari do të udhëtojnë në Francë, në afërsi të qytetit të Strasburgut ku do të jenë në prova disaditore. Këtë e ka bërë të ditur kryetrajneri Afrim Mehmeti, i cili do të udhëtojë bashkë me lojtaret.

Sipas Mehmetit, lojtaret janë të përgatitura mirë dhe pritet që ato të tregojnë të gjitha aftësitë e tyre për të bindur ekipin francezë që të mbeten atje.

Ndryshe Mehmeti ka falënderuar Hajrush Azemin, pronar i Restorantit “Parisi”, i cili ka sponsorizuar udhëtimin e lojtareve dhe të kryetrajnerit dhe i cili është shprehur i gatshëm që edhe në të ardhmen t’i dal në ndihmë ekipit të femrave në futboll.

You Might Also Like