Gjilan

24-vjetori i kryengritjes së madhe për çlirim dhe liri të Kosovës – Beteja e Zhegocit

24-vjetori i kryengritjes së madhe për çlirim dhe liri të Kosovës – Beteja e Zhegocit

Në këtë ditë ranë për të mos vdekur kurrë Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti, të cilët do t’i kujtojmë gjithmonë sepse ata janë dy shpirtra të bardhë që bëjnë dritë mbi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ky gjak i derdhur i tyre shënon kthesën e madhe të kryengritjes në Anamoravë. Ne i kujtojmë këta dy dëshmorë dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët tjerë të Zonës së Karadakut, luftëtarët e UÇK-së, të gjallët, veteranët e luftës, invalidët e familjarët e tyre. Ata dhanë më të shtrenjtit, më të çmuarit e zemrës së tyre, të cilët Kosovës i dhanë dritë dhe liri.

Lavdi e përjetshme Pajës e Albanit, lavdi të gjithë dëshmorëve dhe një falënderim deri në gjunjëzim për të gjithë luftëtarët e lirisë që me kontribut dhe sakrificë luftuan për këtë ditë të bardhë të sotshme.

Në shenjë simbolike, pesë vite më parë e pikërisht në vendin sinonim të kryengritjes – Malësinë e Zhegocit, kemi bërë hapjen zyrtare të punimeve të autostratës Prishtinë-Gjilan-Konçul, të cilën e projektuam bashkë me qeverinë e Isa Mustafës, e filloi qeveria Haradinaj, e vazhdoi qeveria Hoti, por fatkeqësisht e ndërpreu qeveria Kurti, me arsyetime koti.

Bllokimi i punimeve të kësaj autostrade është bllokim i mundësisë së zhvillimit ekonomik për një popullatë prej gjysmë milioni banorë të Anamoravës e Kosovës Lindore.

You Might Also Like