Bartëse e këtij aksioni humanitarë ishte Shoqata humanitare “”Vitia” e mërgimtarve vitias me seli Në Gjenevë të Zvicrës si dhe shoqatat simotra “Mogilla”,”Iliria” dhe ”Zhitia”
Qindra familjar të familjeve në nevojë ishin tubuar sot në oborrin e Njesitit të zjarrfikësve në Viti, për të marrë ndihma humanitare në ushqime të ndryshme të cilat si edhe vitin e kaluar por edhe vieteve të mëhershme I shpërndaninë në vigjile të festës së Vitit të Ri , Komuna e Vitisë në bashkëpunim me shoqatat Humanitare që veprojnë në Zvicër, sikurse shoqata “Vitia” , “Iliria” ,”Mogilla , “ Zhitia” etj.Numri I skamnorve të cilët pritnin në radhë për të marrë këto ndihma vertetë ishte I madhe dhe ky moment tregoi se në këtë komunë si edhe në komunat e tjera është
duke u rritur numri i familjeve të cilat janë në gjendje të rëndë ekonomike.Në aksionin e koordinuar edhe me Shoqatën Humanitare Sh.H.B “Nëna Terezë” , “Kryqi I Kuq” dhe me shoqërinë civile si dhe më bamirës të shumtë, janë shpërndarë rreth 410 pako ushqimore për familjet skamnore të cilët jetojnë në territorin e komunës së Vitisë.
Ndërkaq po ashtu sot Komuna e Vitisë, ka shpërndarë edhe pako ushqimore për komunitetin e personave me aftësi të kufizuara të cilat i kanë pranuar Shoqatat “Opfakos” dhe “Hendikos” degat në Viti.
Gjithashtu janë shpërndarë edhe ndihma për komunitetet pakicë serb e kroat në Letnicë dhe Binqë si dhe për komunitetin RAE në Pozharan.
Përndryshe në çdo fundvit në organizimin e kësaj komune me shoqatat humanitare mbahet ky aksion humanitar në të cilën ndihmohen qindra familje skamnore.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij aksioni, ka falënderuar të gjithë bamirësit të cilët bashkë me Komunën e Vitisë, kanë
mundësuar ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë të kësaj komune. Ai beri me dije se shpërndarja e këtyre ndihmave për familjet në nevojë është bërë sipas listës që është hartuar nga Komuna e Vitisë në bashkëpunim me këshillat e fshatrave dhe shoqatat humanitare duke shtuar se këta njohin më së miri gjendjen e financiare të qytetarëve.
Ndërsa edhe Xhavit Islami, Kryetari i Shoqatës “Vitia “ me seli në Gjenevë të Zvicrës, ka falënderuar të gjithë ata që ju janë bashkangjitur këtij aksioni të madh, duke shtuar se këtë vit kjo shoqatë ka grumbulluar reth 4650 mjete si dedikim për këto ndihma .
Ndërkaq edhe një mërgimtar vitias i cili nuk dëshiron të ju përmendet emri ka dhuruar sot 1000kg miell për familjet në nevojë të kësaj komune.Aziz Zuka