Gjilan, 24 shkurt 2025 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 17 – 23 shkurt 2025, ka regjistruar gjithsej tridhjetekatër (34) kallëzime penale, ndaj tridhjetenëntë (39) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
- tridhjetetetë (38) aktakuza, ndaj dyzetedy (42) personave,
- dyzetekatër (44) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
- katër (4) marrëveshje për pranimin e fajësisë,
- njëmbëdhjetë (11) kërkesa QPS-së dhe ZMNV-së,
- shtatëdhjetekatër (74) kërkesa të ndryshme policisë,
- gjashtë (6) persona të ndaluar.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetekatër (34) persona.