Fadil Ademi, këshilltar komunal, me shokët e tij Selami Neziri dhe Dushi Bunjaku, i dorëzuan drejtorit të ShFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, Zaim Zymeri, pesë tenda që do të shërbejnë si klasa verore dhe hapësira për aktivitete të nxënësve.
Ky kontribut u bë i mundur falë mbështetjes së bashkëatdhetarit tonë Nazmi Jakupi, të cilin e falënderojmë përzemërsisht për gatishmërinë e vazhdueshme për të ndihmuar vendlindjen. Edhe pse jeton larg, ai vazhdon të japë kontribut sa herë që paraqitet nevoja.
Besojmë se këto tenda do t’u krijojnë nxënësve kushte më të mira për mësim dhe aktivitete në ambient të hapur.
Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë për shkollën, fëmijët dhe të ardhmen e komunitetit tonë.





