Nga 239 nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” sa janë futur në promovim në testin e maturës, 229 prej tyre e kanë kaluar atë, apo marrë në përqindje 95.82 përqind kaluan testin e maturës.
Tetë nuk kanë arritur t’i kenë së paku 40 pikë, aq sa është pragu kalimit, në përqindje afërsisht 3,35, derisa 2 nxënës fare nuk janë vlerësuar apo 0,84 përqind.
Numri më I madh I pikëve që ka arritur ndonjë nxënës, nga 100 sosh ka qenë 95, derisa pas tij pasohen katër nxënës me nga 94 pikë.
Nga lëndët zgjedhore me të preferuara të gjimnazistëve doli të jetë biologjia, informatika dhe kimia, kurse ata arritën të grumbullojnë pikë edhe në lëndët obligative, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Gjuhë Angleze dhe Matematikë. /kryelajmi.com/.




