Futboll

Drita krijon ekipin B, do të luajë në Ligën e Tretë

FC DRITA krijon ekipin B

Klubi ynë FC DRITA, nga ky stinor, në organikën e vet do të kete edhe ekipin B, i cili do të fillojë të garojë nga Liga e Tretë e kampionatit të Kosovës.

Ky vendim vjen nga pronarët e klubit, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, si pjesë e planit të tyre për zhvillimin e mëtejshëm të klubit dhe investimeve të planifikuara për të ardhmen.

Synimi i FC DRITA është që ekipi B, përmes një organizimi të mirë dhe zhvillimit të vazhdueshëm, të ngjitet në vitet e ardhshme deri në Ligën e Parë të Kosovës.

Nesër, në zyrat e FFK-së, do të hidhet shorti për kalendarin e keti edicioni.

You Might Also Like