Ishin rivalë në tribina, por shokë dhe miq në jetë. Tifozët e flaktë të FC Drita, kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe kryesia e klubit kanë dsashmuar se janë sportistë të vërtetë, duke marrë pjesë në varrimin e të riut Arianit Robelli, tifoz i flaktë i SC Gjilanit.
Këtë hap nga FC Drita e kanë ndërmarrë për t’i shprehur ngushëllime familjes Robelli, që sadopak t’ua lehtësojnë dhimbjen.
Kryesia e tifoklubit “Intelektualët” kanë vënë kurora lulesh, duke çmuar lart veprën e Arianit Robelli, që gjithnjë gjendej në anën tjetër të tribinave, por duke mos harruar se shumë shokë e miq kishte edhe në anën tjetër./kryelajmi.com/.






