Teatër

Alban Shahiqi është caktuar ushtrues i detyrës së Drejtorit të Teatrit të Gjilanit

Sipas Teatrit të Qytetit në Gjilan, me vendim të Kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe me propozim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, aktori i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, zAlban Shahiqi, është caktuar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Teatrit të Gjilanit.
Në këtë detyrë, z Shahiqi do të angazhohet në vazhdimin e punës së institucionit, zhvillimin e projekteve artistike dhe forcimin e rolit të Teatrit të Gjilanit në jetën kulturore të qytetit dhe më gjerë.
I urojmë z. Shahiqi suksese në detyrën e re dhe punë të mbarë në përmbushjen e kësaj përgjegjësie.
Teatri i Qytetit të Gjilanit

You Might Also Like