Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 02.10.2026 – 08.10.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e tridhjetë e gjashtë (1736) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i shtatë (7) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Hetim i një (1) aksidenteve të trafikut me fatalitet,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike tridhjetë e nëntë (39) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit në rast aksidenti me dëme të vogla materiale ruani qetësinë, respektoni rregullat dhe bashkëpunoni me njëri-tjetrin, fotografoni vendin e ngjarjes, shkëmbeni të dhënat dhe plotësoni dhe nënshkruani raportin Evropian të aksidenteve.
Mbajeni gjithmonë me vete raportin evropian dhe kontribuoni për trafik më të sigurt për të gjithë!





