KV Drita e ka fituar ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor edhe atë me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj KV Lubotenit.
Ndeshja është zhvilluar në Palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ku KV D|rita ishte mysafire.
Ka qenë kjo një lojë tejet e mirë nga të dy palët, me shumë paqartësi deri në fund, kur djelmoshat që udhëhiqen nga Fatlum Hajrizi ishin shumë më të përqendruar në setin e fundit, andaj me plotë meritë morën 2 pikë, derisa një pikë shkon për ekipin e Lubotenit.
Me këtë fitore, KV Drita është në zonën e play-offit. /kryelajmi.com/.





