Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, e mbështetë fuqishëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksën prej 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Jemi të vetëdijshëm se integrimi në Bashkimin Evropian bëhet më i lehtë atëherë kur ndërtohen raporte të mira ndërfqinjësore, dhe duke respektuar në përpikmëri marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet palëve. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, sepse Serbia përveç se nuk i ka respektua marrëveshjet e arritura me ndërmjetësim të BE-së, ka vazhduar me mendësinë e vjetër kundrejt Kosovës. Ashtu siç edhe e ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj se nuk është në dëshirën tonë kjo taksë, por jemi te detyruar ta bëjmë. Pra, Serbia asnjëherë nuk ka respektua marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, madje ka vendosur edhe blloladë tarifore për produktet e Kosovës, dhe agresiviteti i saj ndaj Kosovës, andaj institicionet e Kosovës ishin të detyruara të gjejnë forma për ta ndal këtë agresivitet të tyre. Ne, si degë e AAK-së, vlerësojmë se kjo është përgjigjja më e mirë ndaj Serbisë. Mendësia politike e shekullit të kaluar në Serbi, nuk e njeh gjuhën e mirëkuptimit e respektit, demokracisë e integrimit. Politika serbe, e njeh vetëm këtë gjuhë, atë të bllokadës. Andaj, bëjmë thirrje tek prodhuesit dhe bizneset vendore, ta mbështesim bashkërisht vendimin e qeverisë dhe të mos bien preh e shantazheve të mundshme nga Serbia. Ngritja e çmimeve, nuk i bënë nder shtetit, e dëmton seriozitetin institucional karshi kësaj teme, e thyen vullnetin qytetarë dhe dëmton xhepin e tyre.