Gjilan

Gjilani me aktivitete të shumta në kuadër të parandalimit të dhunës në familje

Gjilan, 26 nëntor 2018 – Me moton “Dhuro buzëqeshje, fal dashuri”, sot është shënuar aktiviteti kundër dhunës në familje që në Gjilan në mënyrë simbolike kjo ditë, duke promovuar tolerancën në familje dhe ngritjen e pozitës së gruas në shoqëri, si pjesë e barabartë e shoqërisë.

Në këtë aktivitet gjithashtu është potencuar se dhuna ndaj gruas është shkatrrimtari i fuqishëm i familjes dhe njëkohësisht edhe i shoqërisë.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se dhuna në familje është një dukuri shqetësuese me të cilën duhet të merremi të gjithë bashkërisht.

“Komuna e Gjilanit, kryetari i Komunës, Kuvendi, Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje, zyrtarët për të drejtat e njeriut dhe shoqëria civile, janë vazhdimisht të angazhuara për një shoqëri të barabartë dhe për perspektivë më të madhe për gratë. Kjo është një detyrë e jona e përbashkët që nga bashkshortët, institucionet e deri te shoqëria, që të kujdesemi për pozitën më të mirë të raporteve burrë-grua, sepse vetëm me eliminimin e dhunës në familje mund të shënohen hapa të ecjes përpara dhe promovimin e vlerave të mirëfillta”, ka thënë mes tjerash kryesuesja Kurteshi-Emini.

Ndërkohë, mbrëmë para publikut gjilanas është mbajtur shfaqja teatrale “Drejt Paqes”, e cila është përgatitur me regji dhe skenar të Qëndrim Kqikut dhe ka trajtuar gjendjen aktuale të rinisë në përgjithësi dhe raporteve që kalojnë në familje gratë të cilat preken nga dhuna në familje.

You Might Also Like