Futboll

Mezani: Fitorja më e rëndësishme e vitit

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani ka komentuar fitoren më të rëndësishme të vitit.

Skuadra e tij mundi 1:0 Besën në ndeshjen e barazhit për Superligë.

“Është arritje e madhe, sepse duhej më herët ta kryenim punën dhe jo të vinim në këtë ndeshje. Komplimente edhe Besës që na vuri në vështirësi. Gjërat nuk duhej të vinin këtu. Rezultati 1:0 është i rrezikshëm, sepse kundërshtari kërkon të sulmojë”,tha Mezani për SSK.

Kthimi i vëllezërve Razak në skuadër, dhe shënimi i golit nga njëri prej tyre ishte ‘infuzion’ i madh i Gjilanit, sipas Mezanit.

“Ata kanë ndihmuar shumë skuadrën. Po t’i kishim në fillim nuk do të vinim këtu”.

Mezani komentoi edhe mungesën e ish-kapitenit të Besës, Fisnik Papuqi.

“Papuqi? Kam lexuar gjëra që nuk janë të vërteta. Ai ka pasur një dëmtim të vogël në stërvitjen e fundit dhe për këtë arsye ka munguar”, sqaroi trajneri nga Shqipëria.

You Might Also Like