Futboll

Mezani: Ishte një ndeshje e vuajtur, por duhet të jemi të kënaqur

Gjilani ka shënuar fitore, por ka vuajtur shumë në pjesën e dytë, ngase në këtë pjesë të lojës gati gjatë tërë kohës është mbrojtur. Trajneri Gentian MEZANI u desh që të përforcojë mesfushën për të ruajtur rezultatin dhe me shumë mund ai u mbrojt në fund.

“Penaltia e humbur në pjesën e dytë ndikoi në ecurinë e ndeshjes. Por, gjithsesi ne nuk duhet të ulim ritmin, sepse po e pësojmë vazhdimisht dhe kjo është jo e para herë që na ndodh një gjë e tillë. Megjithatë, ne duhet t’i kënaqemi këtij trepikëshi edhe pse ishte një ndeshje e vuajtur, por pikët ishin tejet të rëndësishme”, deklaroi Mezani

Më pas tekniku vlonjat foli edhe për formën fantastike nëpër të cilën po kalon sulmuesi i kësaj skuadre Fiton Hajdari, i cili në duel me “Niklin” realizoi dygolësh.

“Natyrisht se jam i kënaqur me paraqitjen e Fitonit, ka disa ndeshje që po luan mirë. Shpresoj të vazhdon me këtë ritëm sepse duke shënuar ndihmon skuadrën. Në përgjithësi jam shumë i kënaqur me skuadrën edhe pse kemi ende shumë gjëra për ti përmirësuar”, përfundoi Mezani.

You Might Also Like