ARSIMI

Në shënimin e 93- vjetorit të Republikës së Turqisë

Ambasada e Turqisë ka shënuar 93- vjetorin e Republikës së Turqisë, kurse në manifestimin e mbajtur për shënimin e kësaj date historike për shtetin turk, pos mysafirëve të shumtë të jetës politike, arsimore e kulturore në Kosovë kanë marrë pjesë edhe mësimdhënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilët japin mësim në këto paralele. Zëvendësdrejtori i Shkollës, Agim Asllani dhe profesorët Selami Syla, Orhan Sait, Ozal Mehmeti dhe Enver Sadiku janë pritur nga  ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila i ka përgëzuar ata për punën që po bëjnë në arsimimin e gjeneratave të reja.

Agim Asllani, zëvendësdrejtor në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti”, ka theksuar se shkolla “Xhavit Ahmeti” ka bashkëpunim shumë të mirë me shoqata e institucione arsimore turke, duke përkujtuar me këtë rast ndihmat që janë dhënë për shkollën në pajisje teknike, derisa siç ka theksuar Orhan Sait, mësimdhënës i Gjuhës Turke në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti”, mësimet në këtë shkollë i ndjekin edhe 14 nxënës me mësim në gjuhën turke, shumica pre të cilëve pasi të kryejnë shkollimin e mesëm studimet i vazhdojnë në universitete në Turqi, Prishtinë e Gjilan.

Në manifestimin qendror për këtë ditë, ka folur ambasadorja e Turqisë, e cila ka kujtuar vitin e largët 1923, kur ishte shpallur Republika e Turqisë nga Kemal Ataturku, sikurse që u përmendën edhe ngjarjet më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Republika e Turqisë.

You Might Also Like