Gjilan

Largohet nga Kosova komandanti Mehmet Kaplan

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri ka pritur në një takim Komandantin turk të ekipit të LMT-së për Komunë të Gjilanit dhe Parteshit, Nënkolonel Mehmet Kaplan, me rastin e përfundimit të misionit tij në Kosovë.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar Komandantin Kaplan për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe 14 mujore, ndërsa ka shprehur bindjen që këtë bashkëpunim të vazhdojnë edhe me komandantin e ri “Është e vërtet që kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë mes Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe KFOR-it turk dhe na vjen keq për përfundimin e misionit të tij, por shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin me komandantin e ri Kulen”.

Ndërsa Komandanti Kaplan, ka thënë se gjatë kësaj periudhe sa ka shërbyer me mision në Kosovë, ka kaluar një periudhë shumë të mirë.

“Që 14 muaj jam duke punuar këtu në Gjilan dhe kam pasur bashkëpunim të mirë me gjykatën. Në këtë periudhë kohore, veten e kam ndier si në qytetin tim dhe nuk mundem asnjëherë me harruar këtë mikpritje që më kanë bërë. Me kryetarin Haziri, kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe për këtë falënderoj kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Gjilanit”, ka thënë Kaplan.

Pasardhësi i Kaplan, do të jetë Kapiteni Gokhan Kulen.

 

You Might Also Like