Në takimin që patën sot të parët e dy subjekteve politike të Vitisë , Kryetari i LDK-së në Viti, Sokol Haliti dhe kryetari i AAK-së , Faruk Nura kanë nënshkruar zyrtarisht koalicionin për bashkëqeverisje në Komunën e Vitisë.
Ky koalicion është arritur me vullnetin e dy subjekteve politike në nivel lokal, por duke ndjekur edhe shembullin e nivelit qendror, në mënyrë që ky kordinim tiu sjellë qytetarëve të Vitisë projekte sa më të dobishme. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe kryetari i AAK-së në Viti Faruk Nura kanë nënshkruar zyrtarisht koalicionin për bashkëqeverisje në Komunën e Vitisë, transmeton Plus Televizion. Sipas burimeve të gazetës “Kryelajm”, AAK me marrëveshjen për bashkëqeverisje do ta udhëheq me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ky koalicion sipas burimeve të tona do të jetë themel i bashkëpunimit edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2021.Aziz Zuka