Pa gola është mbyllur kryendeshje ndërmjet Dritës dhe Gjilanit e luajtur këtë të diele, debi që nuk e kishte shijen e dikurshme, ngase sërish kanë munguar tifozët në tribuna.
Në pjesëlojën e parë, Drita ishte më e mirë, derisa në pjesëlojën e dytë Gjilani ishte më I rrezikshëm, por që asnjëri nga ekipet nuk ia doli që së paku të shënojë një gol.
Në minutën 14, një gjuajtje të Kastriot Rexhës e ka bllokuar mbrojtësi I Gjilanit Ylber Kastrati. Në minutën 32 gjuajti Namani I Dritës, por Enea Koliqi I Gjilanit ka pritur me lehtësi. Enea Koliqi ka pritur edhe gjuajtjen e lirë të Xhevdet Shabanit, një top që ishte devijuar nga muri I ndërtuar nga skuadra e Gjilanit. Portiri I Gjilanit që ishte në formë të lartë, ia ka dalë që të pres edhe gjuajtjen e Ilir Blakqori. Në pjesëlojën e parë Gjilanit e pati vetëm një rast nëpërmjet Jackson Ferrreira që nga largësia gjuajti mbi portë.
Gjilani rastin më të mirë e pati në minutën 73, kur Darko Nikaq u gjet në pozitë shumë të mirë, por në momentin vendimtar ai rrëshqiti dhe rasti shkoi në pa kthim.
Rasati I fundit ishte ai I minutës 93, kur gjuajtjen e Festim Alidemës e ndali Enea Koliqi, kurse Kastrati e dëboi topin jashtë zonës.
E veçantë e këtij derbi ishte se ai u gjykua nga gjyqtari gjilanas Mervan Bejtullahu.