Futboll

Pas një kohe të gjatë Gjilani kthehet te fitoret

Në drejtimin e kryetrajnerit të ri Ismet Munishi, Gjilani e ka nisur si është më së miri ndeshjen ndaj Trepçës ’89, ngase që në minutën e tretë pas një gjuajtje dënimi kapiteni i skuadrës Gerhard Progni, me një gjuajtje të saktë ka qëlluar këndin e epërm të djathtë të portierit Darko Tofiloski, për rezultatin 1:0 për Gjilanin.

Në stadiumin pa praninë e publikut, gjatë tërë kohës është dëgjuar zëri i Ismet Munishit, i cili ka kërkuar lojë agresive në çdo pjesë të fushës, gjë e cila ka dhënë rezultat në pjëslojën e parë, ngase Gjilani e pati topin më tepër në pronësi dhe tregoi më shumë nga loja.

Trepça ’89 ka rrezikuar vetëm një herë në minutën 17, me gjuajtjen nga largësia, të cilën Koliqi e ndali me lehtësi, derisa Gjilani sërish ka rrezikuar pas një gjuajtje nga këndi, kur Meti Useini gjuajti më kokë, por topi shkoi jashtë.

Gjilani më mirë e ka nisur edhe pjesëlojën e dytë dhe njëherë ka shënuar nëpërmjet Gerhard Prognit, i cili pas një rasti të mirë në brendi në minutën 48, ia doli që me saktësi të gjuaj në portë dhe të ngrit rezultatin në 2:0.

Trepca ’89 ia ka dalë që të zvogëlojë rezultatin pas një ndërprerje në minutën 85, kur pas një harkimi nga e majta, në brendi më së larti u shkëput Sedat Berisha, i cili gjuajti me kokë dhe ngushtoi rezultatin në 2:1.

Gjilani diti që deri në fund t’a ruaj rezultatin dhe pas një kohe të gjatë i është kthyer fitoreve, e cila do të mund të sjellë qetësinë tek ekipi kuq e bardhë.

You Might Also Like