Viti

Qytetin dhe fshatrat i kanë “mbuluar” mbeturinat!

Pavarësisht pajtimit të punëtorëve për ndërprerjen e grevës për të qenë në shërbim të qytetarëve, megjithatë kjo si duket nuk po ndodh, pasi që realiteti qëndron ndryshe. Sikurse qyteti i Vitisë, edhe vendbanimet e kësaj komune të cilat janë në sistemin e menaxhimit të mbeturinave, i ka mbuluar bërlloku. Kjo gjendje vije si pasojë e grevës së punëtorëve të kompanisë Eco Higjiena në Gjilan pas problemeve të krijuara në kompani në mes partnerëve të kësaj ndërmarrje. Si do që të jetë, kjo çështje tejet problematike që ka përcjell edhe komunë e Vitisë, po thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë të vitit 2016, po vazhdon te mbetet problem edhe këtë vit. Pavarësisht problemeve të krijuara me mungesën e menaxhimit të mbeturinave në teren, qytetarët që paguajnë për një shërbim të tillë, adresojnë kritika të mëdha në adresë të menaxhmentit te kompanisë së lartpërmendur ngase me

bërllokun, që iu është grumbulluar atyre po thuajse në 3 javët e fundit në lokalitet e tyre, e të cilat po barten edhe nga qenët endacak, po ndikon edhe më shumë ane krijimin e nje ambienti te pa pastër.

Përveç qytetarëve, edhe bizneset, partitë politike dhe të tjerë kanë kritikuar komunën për mungesën e tejkalimit të kësaj gjendje. Ndërkohë që kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, dite më parë është takuar me punëtorët e Eco Higjinës njësia në Viti, ku ka kërkuar nga ata që të ndërprenë grevën në mënyrë që të jenë në shërbim të qytetarëve. Aziz Zuka

You Might Also Like