Gjilani, është duke e kaluar një fazë mjaft të mirë përgatitore, por edhe në ndeshjet parasezonale, shkruan Gazetasheshi.com.
Kuqebardhët gjatë ditës së sotme janë ndeshur me KEK-un, në Obiliq.
Të besuarit e Ismet Munishit, i kanë mposhtur me rezultat mjaft të lartë “Elektrecistët”, duke triumfuar me rezultat prej 5:0.
Golat në këtë ndeshje erdhë nga Fiton Hajdari (3X), Shend Kelmendi dhe Edison Kqiku.
Ekipi i Gjilanit, pas dy ditëve do të zhvilloj edhe një miqësore, e ku përball do ta ketë ekipin e inkuadruar në Superligë, Malishevën.
/Gazeta Sheshi/