Futboll

Drita mundi Vllazninë në miqësore

FC Drita, lidere në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll, këtë të shtunë pushimi për klube e ka shfrytëzuar që të luaj një ndeshje miqësore ndaj Vllaznisë së Pozharanit, anëtare e Ligës së Parë të Kosovës, ku ekipi nga komuna e Vitisë zë pozitën e fundit në tabelë.

Pas një loje ku të dy trajnerët kanë provuar futbollistët që i kishin në dispozicion, FC Drita ka ngadhënyer me rezultat 2:1, me golat që i kanë shënuar Muharrem Jashari dhe Ekow Mills. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like