Gjilan

MARTIRËT E LLOVCËS, DRITË E LIRISË

Një datë, një ditë, një histori që do të ndërroi gjeopolitikën dhe gjeografinë e botës, një ditë që do shënonte për herë të parë në historinë e njërizimit një madhështi njerëzore kur shtetet demokratike të botës mike të shqiptarëve që u fituan në anën tonë me mençurinë e Njeriut që ndërroi kohen dhe ktheu drejtësinë, janë këto ditët e besës dhe shpresës që i quante Presidenti Rugova. Edhe pse te mbuluar nga zullumi famkeq serb, prap ne shpirtat tan gjalleronte shpresa per dite te bardha.

Lufta e vitit 1999 edhe Karadakun e Gjilanit kishte mbuluar me krime nga dora gjakatare serbe, te cilet nuk kursyen as gra, pleq e as femije. Velloja e trishtimit kishte mbuluar edhe fshatin Llovcë të Gjilanit dhe aty më datën: 05 Prill të vitit 1999 masakrohen: Rahim Ymeri, Xhevrie Zeqiri, Nexhmie Azemi, Sami Xhelili, Avdi Rexhepi nga fshati Kokaj, Rabit Dalipi, Xhemail Xhemaili si dhe karbonizohen Rahim Ymeri me tezen e tij Xhevrie nga fshati Ranatoc.

Shabi Azemi, tani më Kryetar i keshillit te fshatit Llovcë, i kujton ato momente si dite tmerri ku thuajse kishte vdekur shpresa dhe gjitheçka mbante aromë lufte e mbuluar nga tmerri i dores gjakatare serbe.

Ai thote se ato ishin momentet me te renda qe kishin perjetuar banorët e Llovcës, kur nga nje ofanzive serbe nuk u kursyen as jetet e njerzve te pafajshem e as shtepitë dhe pasuri tjeter me te cilen dispononin banoret e Llovces.

Ishin këto ditë që të turbullonin trurin dhe shpirtin por ishin momente të rënda ku gjakpirësit serbmasakronin e djegnin gjitheçka që mbante emër e gjak shqiptari. Dhimbja ishte njëjtë për të gjitha viktimat që masakroheshin nga gjakatarët serbë, sepse që të gjithë ishin, nëna, motra, vëllezër dhe të afërm- pra ishin shqiptarë, ishin dhimbje për ne dhe mbarë shqiptarinë.

Me këta pak rreshta desha të kujtoi se të gjithë shqiptarët e të gjitha moshave që ishin vrarë dhe masakruar nga armiku, ishin dhe do të mbesin martirë të kësaj toke të Shqipërisë së vjetër e që sot mbanë emrin Republika e Kosovës.

Për fund, edhe në këtë përvjetor të madh të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare, duke i kujtuar të rënët kërkojmë nga organet e drejtësisë që të bëjnë më shumë në zbardhjen e rastit si dhe që kriminelët të cilën janë të njohur të dalin para drejtësisë dhe të marrin denimet e merituara. Ne kërkojmë që këto të mos harrohen ngase gjaku të rënëve na mallkon, andaj apel drejtësisë, mos i fusni veshët në lesh, por veproni ngase dosjet e krimeve deri sa nuk zgjidhen shpirtrat e të rënëve nuk do të ndihen rehat.

Njëherit ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të rënëve në altarin e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovë nënë!

Lavdi gjithë të rënëve për larine e Kosovës!

Shabi Azemi (Babushi) Llovcë

You Might Also Like