Ka ndërruar jetë i riu gjilanas Shpresim Jerliu. Lajmin e kanë bërë familjarë të të ndjerit. Vëllai i tij në facebook ka shkruar: “ Të Allahut jemi dhe vetëm te ai do të kthehemi. Të shpërbleftë Zoti me xhenet beja jem, m’i ke këputë krahët, por inshallah Zoti na bashkon në xhenet.
Mësohet se i riu gjilanas i diplomuar në Kolegjin AAB vuante nga një sëmundje të rëndë për tejkalimin e së cilës para nëntë muajve ai kishte kërkuar shërim në Turqi, por që fatkeqësisht ai sot ka ndërruar jetë.